Marrëdhëniet e Punësimit dhe Kontratat e Punës në Republikën e Shqipërisë

MASTERCLASS - Marrëdhëniet e Punësimit dhe Kontratat e Punës në Republikën e Shqipërisë

Regjistrohu

Balkans Capital zhvillon Masterclass me temë “Marrëdhëniet e Punësimit dhe Kontratat e Punës në Republikën e Shqipërisë”.

Ky trajnim është konceptuar për të trajtuar në detaj procedurat që duhet të ndiqen për ndërprerjen e një kontrate pune, qoftë kjo me afat të caktuar apo kontratë pune pa afat. I gjithë trajnimi do të bazohet në analizën e Kodit të Punës, referuar neneve specifike që lidhen me krijimin dhe përfundimin e Marrëdhënies së Punës si dhe me diskutimin e dy rasteve gjyqësore të marra nga praktika mbi çështjen e punës.

Në këtë trajnim trajtohen në hollësi:

Forma dhe elementët kryesorë të Kontratës së Punës
Procedura e zgjidhjes së Kontratës së Punës
Periudha e paralajmërimit dhe shpërblimi për vjetërsinë e punës
Zgjidhja e menjëhershme e Kontratës së Punës
Diskutimi i dy rasteve praktike

Ky masterclass është i rëndësishem për:

Ky masterclass i vjen në ndihmë punëdhënësve, punonjësve të burimeve njerëzore si dhe juristëve të kompanisë në mënyrë që të shmangin gabime procedurale të cilat mund të sjellin pasoja negative në rast të një procesi gjyqësor. Gjithashtu ndihmon dhe punonjësit që të jenë në dijeni mbi të drejtat e tyre.

Nëse keni interes rreth këtij trajnimi apo për më tepër informacion mund të na kontaktoni në: info@balkanscapital.al  ose  +355 67 40 333 55.